Pacolli i “shpall luftë” ligjore Pecit: Do ta çoj në gjykatë në Kosovë dhe Gjermani për deklaratat për dosjen e Jusuf Gërvallës
Ish-kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë GUXO, Faton Peci, lidhur me pretendimet për përmendjen e emrit të tij në dosjen gjermane që lidhet me vrasjen e veprimtarit shqiptar Jusuf Gërvalla. Pacolli i ka mohuar me vendosmëri këto pretendime, duke i cilësuar si shpifje që, sipas…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë GUXO, Faton Peci, lidhur me pretendimet për përmendjen e emrit të tij në dosjen gjermane që lidhet me vrasjen e veprimtarit shqiptar Jusuf Gërvalla.
Pacolli i ka mohuar me vendosmëri këto pretendime, duke i cilësuar si shpifje që, sipas tij, cenojnë dinjitetin e tij dhe shkaktojnë shqetësim për familjen, veçanërisht për fëmijët e tij.
Ai ka kritikuar Pecin për deklaratat publike, duke theksuar se asnjë funksion publik nuk i jep askujt të drejtën të dëmtojë reputacionin dhe nderin e një personi.
Pacolli ka paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë dhe Gjermani, me kërkesën që deklaratat të shqyrtohen dhe personat përgjegjës të japin llogari para ligjit.
“Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem së kërkuari qartësi. Do të ndjek çdo rrugë ligjore që përgjegjësit të japin llogari për fjalët e tyre dhe për dëmin që po shkaktojnë”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i tij i plotë:
Nga Faton Peci jam atakuar pa asnje arsye dhe padrejtësishte, kerkoj përgjegjësi!