Kishin punuar bashkë, Tayna e prekur thellë nga vdekja e Rinesës
Këngëtarja Tayna ka reaguar pas vdekjes së artistes Rinesa Qeriqi, duke ndarë një mesazh prekës për të, teksa ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për lajmin e hidhur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tayna ka kujtuar talentin dhe veçantinë e Rinesës, duke thënë se ajo e kishte mahnitur që nga momenti kur kishte vendosur të…
ShowBiz
Këngëtarja Tayna ka reaguar pas vdekjes së artistes Rinesa Qeriqi, duke ndarë një mesazh prekës për të, teksa ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për lajmin e hidhur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tayna ka kujtuar talentin dhe veçantinë e Rinesës, duke thënë se ajo e kishte mahnitur që nga momenti kur kishte vendosur të bashkëpunonte me artistë të rinj.
“Rinesën e njoh prej moti si artiste edhe gjithmonë m’ka bo përshtypje sa e veçantë, deep edhe e talentume u kon”, ka shkruar Tayna.
Ajo ka treguar se Rinesa i kishte dërguar disa këngë nga albumi i saj për t’i përzgjedhur, duke shtuar se i kujton me shumë dashuri ato momente.
“Dy prej tyne i deshta për bashkëpunim, po m’tha që i ka shumë për zemër edhe e sheh veç veten në to. E kjo m’ka bo me e respektu edhe ma shumë si artiste”, ka shkruar këngëtarja.
Ky është reagimi i plotë i saj:

