Interesim i madh për ndeshjen Kosovë – Izrael, brenda 24 orëve shiten pothuajse të gjitha biletat

Po afrohen edhe pak javë ndeshjet e nëntorit në “Nations League”. Kosova jonë do të ketë kundërshtar në Prishtinë, Izraelin në ndeshjen e rëndësishme për grupin 3 të ligës B ku tentojmë të ruajmë vendin e dytë dhe pse jo të luftojmë për vendin e parë. Biletat kishin dalë në shitje dje dhe brenda 24…

Sport

23/10/2026 16:15

Po afrohen edhe pak javë ndeshjet e nëntorit në “Nations League”.

Kosova jonë do të ketë kundërshtar në Prishtinë, Izraelin në ndeshjen e rëndësishme për grupin 3 të ligës B ku tentojmë të ruajmë vendin e dytë dhe pse jo të luftojmë për vendin e parë.

Biletat kishin dalë në shitje dje dhe brenda 24 orëve janë shitur pothuajse të gjitha, me zonat VIP1 dhe VIP2 të vetmet në dispozicion.

Ndeshja Kosovë-Izrael, luhet në orën 15:00.