Agim Ademi viziton Albian Hajdarin pas operimit, i uron rikthim sa më të shpejtë në fushë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar futbollistin e kombëtares, Albian Hajdarin. Ai ka njoftuar se Hajdari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. “Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e Kombëtares sonë, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë.…

Sport

22/10/2026 15:01

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar futbollistin e kombëtares, Albian Hajdarin.

Ai ka njoftuar se Hajdari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e Kombëtares sonë, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë. Albianit i uroj rehabilitim sa më të lehtë e të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë e më të fortë në fushën e blertë!”, ka shkruar Ademi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: