Presidentja Shiroka Pula takon drejtuesit e sistemit prokurorial dhe gjyqësor

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, si dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi. Sipas komunikatës së Presidencës, drejtuesit e institucioneve të drejtësisë e uruan Shiroka Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke i…

Lajme

21/10/2026 17:13

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, si dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi.

Sipas komunikatës së Presidencës, drejtuesit e institucioneve të drejtësisë e uruan Shiroka Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe institucionale.

Gjatë takimit u diskutua për funksionimin e pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe rrit besimin e qytetarëve në institucione.

Ajo shprehu mbështetjen institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre. /Lajmi.net/