ZYRTARE: Dani Olmo humbet El Clasicon, Barcelona konfirmon mungesën njëmujore
Barcelona ka marrë një goditje të rëndë para përballjes me Real Madridin, pasi Dani Olmo do të mungojë në El Clasico për shkak të një dëmtimi muskulor. Klubi katalanas ka konfirmuar zyrtarisht se ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar një dëmtim të muskulit aduktor të këmbës së majtë te mesfushori spanjoll, si pasojë e një përplasjeje me…
Sport
Barcelona ka marrë një goditje të rëndë para përballjes me Real Madridin, pasi Dani Olmo do të mungojë në El Clasico për shkak të një dëmtimi muskulor.
Klubi katalanas ka konfirmuar zyrtarisht se ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar një dëmtim të muskulit aduktor të këmbës së majtë te mesfushori spanjoll, si pasojë e një përplasjeje me një kundërshtar gjatë ndeshjes ndaj Paris Saint-Germainit, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Barcelonës, Olmo pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj, çka nënkupton se ai nuk do të jetë në dispozicion për duelin e shumëpritur ndaj Real Madridit.
Mungesa e 27-vjeçarit përbën një problem për Barcelonën, e cila duhet të bëjë llogaritë pa një prej mesfushorëve të saj në një ndeshje me rëndësi të veçantë.
Dëmtimi i Olmos vjen pas humbjes 4-2 nga PSG-ja, duke i shtuar edhe më shumë shqetësimet te skuadra katalanase para sfidës së radhës ndaj rivalit të përjetshëm./lajmi.net/