Policia në Shtërpcë konfiskon dy furgonë që po transportonin dru ilegalisht
Policia në Shtërpcë, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës, në kuadër të planit “Mbrojtja e Pyjeve 2026”. Masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë për matje dhe procedura të mëtejshme ligjore. “Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në ofrimin e…
Lajme
Policia në Shtërpcë, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës, në kuadër të planit “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.
Masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë për matje dhe procedura të mëtejshme ligjore.
“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive të kundërligjshme, përfshirë keqpërdorimin dhe prerjen e paligjshme të pyjeve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: