“O kriminela! Polici e krimit!” Tensione në protestën e studentëve, digjen koshat e mbeturinave në Tiranë
Tensione janë regjistruar në protestën e studentëve, e cila sot shënon ditën e shtatë radhazi. Gjatë tubimit, protestuesit kanë drejtuar thirrje ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit: “O kriminela! Polici e krimit!”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimeve të policisë. Ndërkohë, situata është përshkallëzuar edhe në rrugët e kryeqytetit, ku raportohet se kanë nisur…
Lajme
Tensione janë regjistruar në protestën e studentëve, e cila sot shënon ditën e shtatë radhazi.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë drejtuar thirrje ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit: “O kriminela! Polici e krimit!”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimeve të policisë.
Ndërkohë, situata është përshkallëzuar edhe në rrugët e kryeqytetit, ku raportohet se kanë nisur djegiet e koshave të mbeturinave në disa zona të Tiranës. (A2 Televizion)