Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përdor sërish programe mbikëqyrjeje kundër opozitës

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Aleksandar Vuçiqit, se po përdor sërish programe të mbikëqyrjes totalitare për të shënjestruar patriotët serbë. Në një reagim në rrjetin social X, Wilson i ka bërë thirrje regjimit që të përmbahet nga arrestimet, përdorimi i forcës dhe mbikëqyrja ndaj opozitës, studentëve dhe protestuesve. Ai ka theksuar se qytetarët e…

Lajme

19/10/2026 20:33

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Aleksandar Vuçiqit, se po përdor sërish programe të mbikëqyrjes totalitare për të shënjestruar patriotët serbë.

Në një reagim në rrjetin social X, Wilson i ka bërë thirrje regjimit që të përmbahet nga arrestimet, përdorimi i forcës dhe mbikëqyrja ndaj opozitës, studentëve dhe protestuesve.

Ai ka theksuar se qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.