“Trafiku Urban” siguron naftë për tri vitet e ardhshme, kontrata kap vlerën mbi 8 milionë euro
Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë ka siguruar furnizimin me naftë për tri vitet e ardhshme, përmes një kontrate me vlerë mbi 8 milionë euro. Vlera e kontratës së dhënë është 8 milionë e 27 mijë e 410 euro e 20 centë, ndërsa kohëzgjatja e saj është 36 muaj. Sipas njoftimit për dhënie të…
Lajme
Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë ka siguruar furnizimin me naftë për tri vitet e ardhshme, përmes një kontrate me vlerë mbi 8 milionë euro.
Vlera e kontratës së dhënë është 8 milionë e 27 mijë e 410 euro e 20 centë, ndërsa kohëzgjatja e saj është 36 muaj.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar për këtë aktivitet të prokurimit ishte 8 milionë e 100 mijë euro. Kështu, kontrata është dhënë për rreth 72 mijë e 590 euro më pak se shuma e parashikuar.
Në këtë aktivitet të prokurimit janë pranuar dy oferta, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Kontrata është dhënë më 16 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 20 tetor 2026.
Furnizimi me naftë do të realizohet në pikat e shitjes së operatorit fitues, si dhe në rezervuarin e “Trafikut Urban” në Prishtinë.