Gjini para strukturave të partisë: Aleanca është në opozitë, por shumë shpejt do të jetë në pushtet
Aleanca është duke mbajtur mbledhjen e strukturave të partisë, ku do të prezantohet programi i saj politik. Gjatë fjalimit para të pranishmëve, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u shpreh i bindur se partia së shpejti do të marrë pushtetin, duke theksuar nevojën për përgatitje për politikat që synon të zbatojë, transmeton lajmi.net. “Është e jashtëzakonshme…
Lajme
Aleanca është duke mbajtur mbledhjen e strukturave të partisë, ku do të prezantohet programi i saj politik.
Gjatë fjalimit para të pranishmëve, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u shpreh i bindur se partia së shpejti do të marrë pushtetin, duke theksuar nevojën për përgatitje për politikat që synon të zbatojë, transmeton lajmi.net.
“Është e jashtëzakonshme që duhet me pasë demokraci, pasi jemi thelbi i kësaj ure. Por, në të njëjtën kohë me u përgatitë për shkak se ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika”, u shpreh Gjini.
Ai theksoi se përgatitja politike dhe organizative është e rëndësishme për Aleancën, në prag të synimeve të saj për të ardhur në pushtet./lajmi.net/