Protestues të armatosur-Lushaku: Situata po eskalonte, kurse dy partitë bënin lojë me konferenca
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se situata gjatë protestave jashtë Kuvendit të Kosovës ishte tepër e tensionuar, ndërsa ka kritikuar LVV-në dhe PDK-në për vonesat në arritjen e kompromisit për zgjedhjen e presidentit. Duke komentuar deklaratën e deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, në emisionin Rubikon, se protestuesit ishin të armatosur,…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se situata gjatë protestave jashtë Kuvendit të Kosovës ishte tepër e tensionuar, ndërsa ka kritikuar LVV-në dhe PDK-në për vonesat në arritjen e kompromisit për zgjedhjen e presidentit.
Duke komentuar deklaratën e deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, në emisionin Rubikon, se protestuesit ishin të armatosur, Lushaku-Sadriu ka thënë se situata po rëndohej dhe se kishte shqetësim për mundësinë e eskalimit të saj.
Ajo ka vlerësuar se marrëveshja për presidentin mund të arrihej më herët, ashtu siç, sipas saj, mund të miratohej më herët edhe ligji për të cilin ishte arritur pajtueshmëri.
Ishte gabim ky kompromisi i minutave të fundit për president, sepse mund të arrihej më herët, mund të arrihej edhe ligji të kalonte më herët, nëse kishin vendosur ta kalonin, që të mos tensionohej situata dhe vërtet të kalonim në limitet e zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu në Rubikon.
Sipas saj, mënyra se si u arrit marrëveshja mes dy partive tregon për një situatë emergjente të krijuar pa nevojë, e cila, sipas saj, nuk dëshmon për cilësi demokratike.
Ne ishim të shqetësuar, sepse po shihnim që situata po eskalonte. Por ata që duhej ta merrnin këtë vendim po bënin lojëra me konferenca shtypi”, ka thënë më tej Lushaku-Sadriu.