Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur
Ka ndërruar jetë avokati Sheremet Ademi, kryetari i parë dhe një nga themeluesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili përmes një shkrimi prekës ka përkujtuar kontributin e tij jetësor.…
Lajme
Ka ndërruar jetë avokati Sheremet Ademi, kryetari i parë dhe një nga themeluesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili përmes një shkrimi prekës ka përkujtuar kontributin e tij jetësor.
Ademi, i cili gjatë luftës kishte të zhdukur vëllain dhe dy nipër, e njihte nga afër peshën e rëndë të mungesës dhe pritjes.
Këtë dhimbje personale ai e shndërroi në një mision për t’u qëndruar pranë familjeve të tjera, duke u bërë një ndër zërat më të fuqishëm e të palodhur në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë pas luftës në Kosovë.
Në mesazhin e tij, Kushtrim Gara ka theksuar se pavarësisht sfidave shëndetësore në vitet e fundit, vullneti dhe përkushtimi i Sheremet Ademit nuk u shuan kurrë.
Përkushtimi, qëndresa dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë si një udhërrëfyes dhe borxh i pashlyeshëm mirënjohjeje për shoqërinë dhe institucionet.