lajmi.net

Thaçi i dërgon mesazh gazetarit që po sulmohet nga militantët e VV-së: Me të kemi pasur polemika politike goxha shumë, u emocionova, më dolën lotët

Ish-presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupollit. Këtë e bëri të ditur vetë gazetari në nisje të emisionit të tij, duke potencuar se mesazhin ia ka përcjellë një mik i tij i cili “sapo doli nga takimi i vizitës në Hagë me Presidentin…

Lajme

15/10/2026 19:42

Ish-presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupollit.

Këtë e bëri të ditur vetë gazetari në nisje të emisionit të tij, duke potencuar se mesazhin ia ka përcjellë një mik i tij i cili “sapo doli nga takimi i vizitës në Hagë me Presidentin Thaçi, ma dërgoi një mesazh nga Presidenti”.

“Përkrahjen e tij, fjalët më të mira të tij. U emocionova! U emocionova jo për diçka, sepse me zotëri Thaçin kemi pasur polemika politike goxha shumë, por kurrë nuk kam harru që ata janë heronjtë e mi. Politikisht servilin prej tyre i kam kritikuar, sepse natyra e emisionit tim është e tillë. U emocionova dhe më dolën lotët, sepse secili prej nesh kemi pasur familjarë të burgosur në kohën e Jugosllavisë, të Serbisë, të Krajlit, të Rankoviqit, të Sllobës… mundësia e një letre ka qenë e mundur, te kjo Gjykatë nuk është e mundur. U preka e u emocionova për shkak të këtij mesazhi. U preka e u emocionova për të kaluarën. U preka e u emocionova edhe për të tashmen. U preka e u emocionova njëherit për jomirënjohjen tonë si shoqëri ndaj këtyre njerëzve. U preka e u emocionova në 2026, djemtë kur i kanë pasur nga 18 vjet i kanë dalë përballë një makinerie qysh ka qenë Jugosllavia, pas luftës, sakrificës, shokëve të vrarë, betejave të fituara, padrejtësisht mbahen nga një gjykatë e padrejtë politike jashtë vendit”.

“President, faleminderit për mesazhin. Mezi po pres me dalë e me të pasë pjesë të satirës time, me të pa në politikë, e me të pasë në intervista hard-core qysh i këna ba gjithë. E përshëndes edhe Kadrinë prej këtu, e mora vesh që po më kqyrni, bacën Jakup, edhe një mesazh Rexhep Selimit. Rexhë, herën e fundit kur të pash në Hagë, ma ke rrëzu dorën. Po du me të kallxu që e kam ushtru dirën goxha shumë. Po shpresoj që keni me u kthy këtu, ose vi. Dorën e kam ushtru, kur të duash e shtyjmë, dhe ma se ha foren si të hi mrena me hanger mirë, sepse me Milka atë ditë më rrëzove, ma ule tensionin.

Dhe një mesazh prej këtu po du me ua çu djemve të mi, Gegës dhe Osos, të cilët nuk i kanë marrë aq lehtë akuzat. Nuk mujsha me ua shpjegu lehtë e thjeshtë pse po iu dhemb njerëzve a je me UÇK-në a me Millosheviqin, pra nuk t’ka ble Vuçiqi. Gegë dhe Oso: babi është UÇK, na jem UÇK. Gegë, a pe sheh që përveç Rexhës, e kemi shok edhe Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin. Babi këtë po e bën për krenarinë e dinjitetin që ju kur të rriteni me mbajt kryt lart, me ditë që këtë liri nuk e ka pru zogu, e ka pru UÇK-ja, këta djem. A pe sheh që jemi UÇK, Gegë, prandaj mbajeni kokën lart. E ata tjerët që e shajnë UÇK-në, Gegë, ata janë me Millosheviqin e Vuçiqin”, përfundoi gazetari Jupolli.