Përfundon misioni i kërkim-shpëtimit në Rahovicë të Ferizajt, personi i zhdukur gjendet pa shenja jete

Misioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por me një epilog tragjik, pasi personi i raportuar i zhdukur është gjetur pa shenja jete. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një njoftimi publik, ku ka konfirmuar përfundimin e operacionit. “Njoftojmë se misioni i…

Lajme

14/10/2026 21:49

Misioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por me një epilog tragjik, pasi personi i raportuar i zhdukur është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një njoftimi publik, ku ka konfirmuar përfundimin e operacionit.

“Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e shoqatës.