Ndërrimi i komandës së KFOR-it, ambasadori i BE-së falënderon Ulutashin dhe mirëpret Vergorin
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka falënderuar Gjeneralmajorin Ozkan Ulutash për mbështetjen e tij gjatë kohës sa ishte në krye të misionit të KFOR-it. Në ceremoninë e sotme të ndërrimit të komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë, Schuebel ka mirëpritur komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Roberto Vergori, duke shprehur gatishmërinë…
Lajme
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka falënderuar Gjeneralmajorin Ozkan Ulutash për mbështetjen e tij gjatë kohës sa ishte në krye të misionit të KFOR-it.
Në ceremoninë e sotme të ndërrimit të komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë, Schuebel ka mirëpritur komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Roberto Vergori, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Pres me kënaqësi të bashkëpunoj me komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajorin Roberto Vergori, për të forcuar më tej bashkëpunimin BE-NATO në Kosovë”, ka deklaruar Schuebel.
Ambasadori ka theksuar rëndësinë e rolit të Bashkimit Evropian dhe KFOR-it në Kosovë, duke rikujtuar se BE-ja mbështet politikisht dhe financiarisht integrimin evropian të vendit, ndërsa KFOR-i kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.
Ndërrimi i komandës shënon kalimin e detyrës nga Gjeneralmajori Özkan Ulutaş te Gjeneralmajori Roberto Vergori, në krye të misionit të NATO-s që ka për detyrë të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. /Lajmi.net/