Kurti: Më në fund pas shumë kohësh vendi ka mundësinë të merret me zhvillim e punësim e t’i kthehet shërbimit ndaj qytetarëve
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti deklaroi ndër të tjerash se më në fund është arritur që të zgjidhet nyja e krijuar për mos-formimin e institucioneve për një kohë të gjatë. “Praktikisht tërë kohën ishim nëpër fushata të pandërprera zgjedhore, ngaqë mandati që merrnim nga qytetarët nuk…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Kurti deklaroi ndër të tjerash se më në fund është arritur që të zgjidhet nyja e krijuar për mos-formimin e institucioneve për një kohë të gjatë.
“Praktikisht tërë kohën ishim nëpër fushata të pandërprera zgjedhore, ngaqë mandati që merrnim nga qytetarët nuk merrte jetë me konstituim të plotë.Fillimisht bllokadë kuvendi pastaj qeveria e në fund të presidentit. Më në fund u zgjodhë edhe kjo nyje, javën e kaluar pas shumë përpjekjeve nga certifikimi i rezultateve Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e 11-të zgjodhi presidenten e shtatë, akademiken Justina Shiroka-Pula.Zgjedhja e presidente pas konstituimit të kuvendit e formimit të qeverisë së re e pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës”,deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.
Ai tha se “vendi ynë pas shumë kohësh ka kohën dhe mundësinë që të merret me punë e projekte, zhvillim e punësim e t’i kthehet arsyes pse ekziston – shërbimit ndaj qytetarëve”.
“Kolegë të nderuar, pas kësaj mbledhje do të marrë pjesë në ceremoninë e ndërtimit të komandës së KFOR-it meqë rast dua të shprehë falënderim të veçantë për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt, të gjeneralmajor Utuash dhe pres bashkëpunim të ngjashëm edhe me komandantin që sot merr detyrën”shtoi ai./Lajmi.net/
