Nisin përgatitjet për ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it – nga Ulutash tek Vergori
Përgatitjet për ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it janë duke u zhvilluar në shtabin e këtij misioni, në kampin “Film City”, në Prishtinë. Ceremonia pritet të nisë në orën 11:00, kur gjeneralmajori Özkan Ulutaş do t’ia dorëzojë komandën pasardhësit të tij, gjeneralmajorit Roberto Vergori, raporton lajmi.net Ndërrimi i komandës shënon kalimin e…
Lajme
Përgatitjet për ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it janë duke u zhvilluar në shtabin e këtij misioni, në kampin “Film City”, në Prishtinë.
Ceremonia pritet të nisë në orën 11:00, kur gjeneralmajori Özkan Ulutaş do t’ia dorëzojë komandën pasardhësit të tij, gjeneralmajorit Roberto Vergori, raporton lajmi.net

Ndërrimi i komandës shënon kalimin e udhëheqjes së misionit të KFOR-it te komandanti i ri, i cili do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e trupave të misionit në Kosovë./Lajmi.net/