Altin Krasniqi: Presidentja na premtoi se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore do të ndihmoj në Apel dhe në nënshkrimin e Ligjit

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka folur për gazetarët rreth vizitës së presidentes Justina Shiroka-Pula, në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit. Ai tha se Shiroka-Pula u ka premtuar që do të bëjë gjithçka që mundet brenda kornizave ligjore për ish-krerët e UÇK-së. “Presidentja na ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore, ‘unë…

Lajme

14/10/2026 10:55

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka folur për gazetarët rreth vizitës së presidentes Justina Shiroka-Pula, në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit.

Ai tha se Shiroka-Pula u ka premtuar që do të bëjë gjithçka që mundet brenda kornizave ligjore për ish-krerët e UÇK-së.

“Presidentja na ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore, ‘unë kam me bo me iu ndihmu në procesin e Apelit dhe në nënshkrimin e Ligjit’”, tha Krasniqi.

Pos tjerash, djali i ish-kreut të UÇK-së, tha se vizita e presidentes është e para në gjashtë vjet nga një përfaqësues i institucioneve.

“Është një rëndësi edhe për familjen, që institucionet janë të gatshme të kontribuojnë për me u mbrojt lufta e drejtë e UÇK-së”, tha ai.