Trepça luan sot në FIBA Europe Cup
Trepça sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku do të përballet në udhëtim me skuadrën kroate Split. Ndeshja, e vlefshme për Grupin A të kësaj gare evropiane, do të zhvillohet të mërkurën, më 14 tetor, duke filluar nga ora 19:00. Skuadra mitrovicase synon të paraqitet sa…
Sport
Trepça sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku do të përballet në udhëtim me skuadrën kroate Split.
Ndeshja, e vlefshme për Grupin A të kësaj gare evropiane, do të zhvillohet të mërkurën, më 14 tetor, duke filluar nga ora 19:00.
Skuadra mitrovicase synon të paraqitet sa më mirë në këtë përballje dhe të arrijë rezultat pozitiv në garën evropiane, në të cilën po kërkon të dëshmojë konkurrueshmërinë e saj përballë skuadrave të tjera.
Për tifozët që dëshirojnë ta ndjekin këtë sfidë, ndeshja Split – Trepça do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.
Trepça është njëra nga dy skuadrat kosovare që po garojnë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup për edicionin 2026/27, së bashku me Bashkimin.