Drita e mposht Ballkanin në minutat shtesë

Drita ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat 1-0 në derbin e zhvilluar në Suharekë, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll. Hero i gjilanasve ishte Besnik Krasniqi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 90+1-të, duke vendosur fatin e kësaj përballjeje në minutat…

Sport

13/10/2026 15:59

Drita ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat 1-0 në derbin e zhvilluar në Suharekë, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Hero i gjilanasve ishte Besnik Krasniqi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 90+1-të, duke vendosur fatin e kësaj përballjeje në minutat shtesë.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që kërkuan golin, por rrjetat mbetën të paprekura deri në fund të kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Drita arkëton tri pikë të rëndësishme në garën e Superligës, ndërsa Ballkani mbetet pa pikë nga kjo përballje.