U19 për vajza në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut
Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka zhvilluar sot miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, kësaj radhe fitorja u takoi mysafireve, të cilat triumfuan me rezultat 3:1. Këto dy miqësore i shërbyen përzgjedhëses Albina Rrahmani për të provuar opsione të…
Sport
Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka zhvilluar sot miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, kësaj radhe fitorja u takoi mysafireve, të cilat triumfuan me rezultat 3:1.
Këto dy miqësore i shërbyen përzgjedhëses Albina Rrahmani për të provuar opsione të ndryshme dhe për të vlerësuar formën e lojtareve, në prag të ndeshjeve kualifikuese që Dardanet U19 i presin muajin e ardhshëm.