Gani Geci tha se arritën marrëveshje me familjen e tij, Lirim Mehmetaj nuk heq dorë nga mendimi i tij për Fatos Gecin
Analisti Lirim Mehmetaj, dje ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të VV-së, Fatos Gecit i cili ka thënë se UÇK “ka vrarë Behajdin Allaqin dhe 244 shqiptarë të tjerë”. Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, Gecin e ka quajtur deputet analfet të VV-së, për të cilin ka thënë se është dëshmuar para kamerave…
Lajme
Analisti Lirim Mehmetaj, dje ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të VV-së, Fatos Gecit i cili ka thënë se UÇK “ka vrarë Behajdin Allaqin dhe 244 shqiptarë të tjerë”.
Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, Gecin e ka quajtur deputet analfet të VV-së, për të cilin ka thënë se është dëshmuar para kamerave që ka problem me artikulim bazik të gjuhës shqipe.
“Nje shifer te tille nuk e ka dhene as vete Gjykata Speciale. Madje akuze te tille nuk ka bere as Serbia. Ne Beograd do t’jene krenar me Fatos Gecin. Ky deklarim anti-kombetar dhe kjo akuze e rende mund te vije vec nga nje analfabet i tille. Parakushti per te thene dicka te perafert eshte te mos e njohesh gjuhen shqipe sic nuk e njeh Fatos Geci. Por, se cka thote ky deputet idiot eshte ceshtje jo fort e rendesishme ne krahasim me faktin se partia e tij (e cila me demek eshte kunder denimit ne Hage) nuk e ben asnje ze ne raport me te. A nuk ka mbetur nje patriot i vetem ne ate parti? Si s’keni turp qe i jeni nenshtruar nje analfabeti si Fatos Geci? Si nuk guxon nje prej jush te distancohet kjo gjuhe qe s’e gjen as ne Beograd? Paramendoje, me nje parti te tille kishe do te behet strategjia per lobim nderkombetar. Vec ndaluni e mendojeni tash se cfare strategjie mund te jete ajo”, ka shkruar dje Mehmetaj.
Pas kësaj deklarate të tij, sot ka ardhur një reagim nga agja i Fatos Gecit, Gani Geci.
Ai ka thënë se me ndërmjetësimin e deputetit Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj, janë takuar me babain e gazetarit Lirim Mehmetaj duke arritur “një marrëveshje”.
Gani Geci tha se janë pajtuar dhe zotuar që Lirim Mehmetaj dhe as anëtarët e familjes Geci të mos merren me njëri-tjetrin, as përmes shkrimeve dhe as në televizioneve.
Por, menjëherë pas këtij postimi ka reaguar përsëri Mehmetaj i cili ka thënë se mendimi i dhënë përmes atij postimi dje, vazhdon të jetë.
“Ky është postimi im i djeshëm për Fatos Gecin. Ky postim vazhdon të mbetet i njëjtë siç është publikuar dje, sepse ky postim është i vërtetë. Këtij postimi e asnjë postimi tim tjetër nuk do t’i hiqet kurrë asnjë shkronjë. Unë do të vazhdoj merrem me secilin analfabet që provon të gënjejë e mashtrojë publikisht, siç jam marrë deri më sot. Veçanërisht me analfabetët e pushtetit”, ka shtuar Mehmetaj. /Lajmi.net/