Dua Lipa po bën namin me fitime, 23.4 milionë funte brenda një viti
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar rreth 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar përmes kompanisë së saj mediatike, Radical22 Ltd, që përfshin të ardhurat nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe shitja e produkteve promocionale. Sipas Daily Mail, kjo shumë i bie afërsisht 64 mijë funte në ditë, ndërsa vlera e…
ShowBiz
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar rreth 23.4 milionë funte gjatë vitit të kaluar përmes kompanisë së saj mediatike, Radical22 Ltd, që përfshin të ardhurat nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe shitja e produkteve promocionale.
Sipas Daily Mail, kjo shumë i bie afërsisht 64 mijë funte në ditë, ndërsa vlera e kompanisë së saj vlerësohet në rreth 73 milionë funte.
Sukses të madh financiar ka shënuar edhe turneu i saj botëror “Radical Optimism”, i cili përfshiu 81 koncerte dhe gjeneroi rreth 162 milionë funte të hyra gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq, kompania Radical22 Live, e cila menaxhon financat e turneve, regjistroi 6.2 milionë funte fitim.
Përveç muzikës, Dua Lipa ka zgjeruar aktivitetin e saj në fusha të tjera, përfshirë bashkëpunimet me marka ndërkombëtare, biznesin e kujdesit për lëkurën dhe kompaninë e saj të prodhimit të filmave.
Sipas raportimeve, këngëtarja po përgatitet edhe për albumin e saj të katërt, ndërsa për vitin 2027 përflitet mundësia e një turneu të ri botëror.