Lladrovci: PDK i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit

Ramiz Lladrovci me një deklaratë, ka përgëzuar anëtarët dhe simpatizantët me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës. Deklarata e Lladrovcit në rrjetin social: Para 27 vitesh, pas vizitave të ish Drejtorit të Drejtorisë Politike në qendrat vendimmarrëse evropiane dhe rekomandimeve miqësore, Hashim Thaçi me bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë e qytetarë të lirë…

Lajme

10/10/2026 17:13

Ramiz Lladrovci me një deklaratë, ka përgëzuar anëtarët dhe simpatizantët me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Deklarata e Lladrovcit në rrjetin social:

Para 27 vitesh, pas vizitave të ish Drejtorit të Drejtorisë Politike në qendrat vendimmarrëse evropiane dhe rekomandimeve miqësore, Hashim Thaçi me bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë e qytetarë të lirë e themeluam Partinë Demokratike të Kosovës.

Ky ishte fillim i mbarë, fillim i jetësimit të idealeve për shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Themelimi i PDK-së, shënonte ditën e madhe për jetën tonë politike, mundësitë dhe vlerave për të cilat u angazhuam gjatë një shekulli.

Angazhimi im në PDK nga dita e parë, çonte përpara vizionin edhe të bashkëluftëtarëve që kishin dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës, ishte zotim për një angazhim me gjasa e mundësi të barabarta në Republikën e Kosovës.

E kishte thënë një të vërtetë të madhe opozitari i kauzave kombëtare se “PDK është konstanta e shtetit, partitë tjera janë variabla”. PDK nuk guxon të ndalet sepse, ndalet Kosova.

Uroj që në përvjetorin tjetër, do të jemi bashkë me Hashimin, Kadriun, Jakupin e Rexhën, për ta shënuar përvjetorin e PDK-së si vlerë të shtuar për Kosovën, vlerë të çmuar të jetës tonë politike dhe interesit nacional.

PDK, partia e heronjve tanë të luftës dhe paqes, me vizion i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit.

PDK, gëzuar përvjetori i themelimit!