Altin Krasniqi uron 27-vjetorin e PDK-së: Parti e dalë nga Drejtoria Politike e UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie. Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njërit prej themeluesve të PDK-së, ka theksuar se kjo parti doli nga Drejtoria Politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mori përgjegjësinë për ta shndërruar idealin e lirisë në projekt shtetformues. “Sot shënojmë 27-vjetorin…

Lajme

10/10/2026 18:10

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njërit prej themeluesve të PDK-së, ka theksuar se kjo parti doli nga Drejtoria Politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mori përgjegjësinë për ta shndërruar idealin e lirisë në projekt shtetformues.

“Sot shënojmë 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, një parti e dalë nga Drejtoria Politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori përgjegjësinë historike për ta kthyer idealin e lirisë në projekt shtetformues”, ka shkruar Krasniqi.

Ai e ka përmbyllur mesazhin e tij me urimin:

“Gëzuar 27-vjetorin, Partia Demokratike e Kosovës!”