Kryeziu për ankesën e Kocit në Kushtetuese: Procedura për zgjedhjen e presidentit ishte në rregull

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth veprimit të avokatit Arianit Koci, i cili sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Ai tha se ankesë në Gjykatë Kushtetuese ka të drejtë të dërgojë edhe individi. “Kjo është e sanksionuar me Kushtetutë palët e…

Lajme

07/10/2026 13:15

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth veprimit të avokatit Arianit Koci, i cili sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Ai tha se ankesë në Gjykatë Kushtetuese ka të drejtë të dërgojë edhe individi.

“Kjo është e sanksionuar me Kushtetutë palët e autorizuara ligjore, të cilët kanë të drejtë të bëjnë një ankesë, kërkesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, këtë ankesë kanë të drejtë edhe individi, por për problemet e veta, nëse ka shkelje të drejtave dhe lirive personale”, tha Kryeziu.

Se a shkoi me rregull procedura e zgjedhjes së presidentit të vendit, Kryeziu ka një përgjigje të qartë.

“Sipas mendimit tim profesional, çdo gjë ka qenë me rregull, procedurat kanë nisur me kohë, por nëse ndokush nga deputetët bën ndonjë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese atëherë Gjykata Kushtetuese do të ia kthejë negativisht, të mos hyjmë në detaje, por gjithçka ka shkuar në rregull”, tha ai.