Veterani Gazmend Bytyqi paraqet në IPK rastin ku Policia ushtroi dhunë mbi të në protestën e së hënës

Veterani dhe invalidi i luftës, Gazmend Bytyqi është rrahur mbrëmjen e së hënës nga Policia e Kosovës në protestën që po mbahej në sheshin “Skenderbeu” duke kërkuar votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai sot, ka paraqitur rastin në IPK për policët që kanë ushtruar dhunë mbi të dhe protestuesit e tjerë.…

Lajme

07/10/2026 13:08

Veterani dhe invalidi i luftës, Gazmend Bytyqi është rrahur mbrëmjen e së hënës nga Policia e Kosovës në protestën që po mbahej në sheshin “Skenderbeu” duke kërkuar votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai sot, ka paraqitur rastin në IPK për policët që kanë ushtruar dhunë mbi të dhe protestuesit e tjerë.

“Unë besoj në shtetin tim! Unë besoj në policinë time! Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë. Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak.Rroftë Republika e Kosovës”, ka shkruar Bytyqi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: