LDK nuk merr pjesë në seancë, refuzon hapur votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, që në fillim të seancës, kërkoi që të votohet shmangia nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. “Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, kërkojmë shmangien nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në…
Lajme
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, që në fillim të seancës, kërkoi që të votohet shmangia nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, kërkojmë shmangien nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kërkojmë që nga komisionet përkatëse të shqyrtohet tani menjëherë dhe të vazhdohet në lexim të dytë menjëherë pas raportit të komisionit”, tha Nagavci.
Propozimi i LVV-së kaloi me 89 vota pro.
Kryetarja e Kuvendit i ftoi anëtarët e Komisionit të shkojnë menjëherë në mbledhje dhe të kthehen menjëherë që t’ia paraqesin seancës raportet.
Ajo kërkoi nga deputetët që të kthehen menjëherë pasi “do të ketë seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe për zgjedhjen e presidentit”.
“Qëndroi këtu ose këndej në Kuvend”, tha Haxhiu.
Derisa përgatitjet e fundit po bëhen në sallë të kuvendit të pranishëm nuk janë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të njëjtit nuk pajtohen me votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara./Lajmi.net/