Qytetari që u lëndua nga mjetet piroteknike merr ndihmën mjekësorë

Një qytetar ka mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar sonte në qendër të Prishtinës, ku qytetarë të shumtë u mblodhën pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar procedimin dhe votimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Personi i lënduar ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rrethanat në të cilat ka…

Lajme

06/10/2026 22:10

Një qytetar ka mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar sonte në qendër të Prishtinës, ku qytetarë të shumtë u mblodhën pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar procedimin dhe votimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Personi i lënduar ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti ende nuk janë bërë të ditura.

Ai ka marrë ndihmë mjekësore nga ekipi në vendngjarje.

Protesta është zhvilluar mes tensioneve dhe grumbullimit të qytetarëve pranë Kuvendit, ndërsa për mbarëvajtjen e saj janë angazhuar edhe forca të shtuara policore.

Një ditë më parë, më 5 tetor, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me 91 vota për dhe pa vota kundër apo abstenime.

Ndryshimet lidhen me çështje të mbrojtjes ligjore, dinjitetit dhe të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Tash kërkesa e protestuesve është që projektligji të procedohet dhe të votohet sa më shpejt edhe në lexim të dytë.