Lëndohet një protestues nga mjetet piroteknike
Protesta në sheshin “Skenderbeu” po vazhdon. Gjatë kësaj proteste po hidhen mjete piroteknike, shkruan lajmi.net. Si pasojë e tyre, një protestues është lënduar. Policia e ka larguar atë nga turma ndërsa tani po pranon ndihmë mjekësore nga ekipi mjekësor në vendngjarje. /Lajmi.net/