Hamza – Kurtit: Nuk mundesh me thanë se çështja e presidentit dhe ligjit nuk janë të ndërlidhura, e pastaj të thuash eja votoma presidentin cilin të thamë unë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i është kundërpërgjigjur ofertës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit në një konferencë sot gjatë ditës kërkoi nga PDK të ia votoj kandidatin për president, me kusht që VV të votoj në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen, transmeton lajmi.net. Hamza tha se ajo që…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i është kundërpërgjigjur ofertës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit në një konferencë sot gjatë ditës kërkoi nga PDK të ia votoj kandidatin për president, me kusht që VV të votoj në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen, transmeton lajmi.net.
Hamza tha se ajo që e tha Kurti ishte më shumë si detyrim se sa si ofertë.
“Nuk ishte ofertë, ishte një lloj detyrimi, pa marrëveshje, pa bisedë, ejani votojeni, hajde hajde, votone këtë kandidat, ky është kandidati, sillmi votat. Nuk shkojnë edhe me thanë nuk ndërlidhen, po i referohem konferencës për shtyp, çështja e presidentit me ligjin, tani me thanë ‘jo, jo, hajde votoma presidentin, edhe cilin të thamë unë, pa u marrë vesh, e tani flasim për ligjin, të jepi garancion’. PDK i ka 22 vota, dje, pardje, ditëve të kaluara, unike, çfarëdo marrëveshje që e kishim arrite do të ishin unike. Asnjë dilemë nuk ka qenë, edhe këtë e kam thënë.”, tha ai./lajmi.net/