Çitaku: Albin, eja në Kuvend, ndali lojërat – Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara. Përmes një reagimi, Çitaku i ka kërkuar Kurtit që të mos ketë vonesa dhe ka bërë thirrje edhe për deputetët që e mbështetën projektligjin në lexim të…

Lajme

06/10/2026 18:54

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Përmes një reagimi, Çitaku i ka kërkuar Kurtit që të mos ketë vonesa dhe ka bërë thirrje edhe për deputetët që e mbështetën projektligjin në lexim të parë që të jenë të pranishëm dhe ta votojnë atë, transmeton lajmi.net.

“Albin, eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore. Kanë mbetur edhe pak orë. Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë. Eja dhe votoje ligjin”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se votimi i këtij ligji nuk duhet të shihet si mbështetje për një subjekt të caktuar politik, por si përgjegjësi institucionale.

“Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar ajo.

Çitaku e ka mbyllur reagimin me një tjetër thirrje për Kurtin që të paraqitet në Kuvend dhe të votojë projektligjin pa vonesa.

Reagimi i saj i plotë:

Albin,

Eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore.

Kanë mbetur edhe pak orë.

Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë.

Eja dhe votoje ligjin.

Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë.

Mos vono më. Eja në Kuvend. Votoje ligjin. Pa vonesë./lajmi.net/