RTK publikon një video, pretendon se fillimisht Policia u sulmua nga protestuesit mbrëmë
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka “ndarë drejtësi” karshi protestës së mbrëmshme, ku përfunduan me lëndime zyrtarë policorë e qytetarë. Në një video që ka shpërndarë në rrjete sociale, RTK pretendon se ka siguruar pamjet e momentit kur “Policia e Kosovës sulmohet nga protestuesit në natën e 5 tetorit”. Videoja nuk është pritur mirë nga…
Lajme
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka “ndarë drejtësi” karshi protestës së mbrëmshme, ku përfunduan me lëndime zyrtarë policorë e qytetarë.
Në një video që ka shpërndarë në rrjete sociale, RTK pretendon se ka siguruar pamjet e momentit kur “Policia e Kosovës sulmohet nga protestuesit në natën e 5 tetorit”.
Videoja nuk është pritur mirë nga komentuesit, duke e akuzuar televizionin publik për nënshtrim ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Hahah hajt RTK(vv) hajt”, ka thënë një komentues.
“A është gjallë Hajrie spikerica merrne ne punë edhe kompletohi taman si vitin 98 kunder UÇK-së”, thotë një koment tjetër.
