Murati kapet me media: Duhej ta pyesnin Hamzën për ofertën e Kurtit e jo Sejdiun për tërheqjen nga gara – Me të flasin Kurti e Abdixhiku nëse PDK thotë po

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi Bekim Sejdiu ka thënë se është tërhequr nga gara për President. Në lidhje me këtë, Murati ka kritikuar mediat që e kanë pyetur Sejdiun për tërheqjen e nuk e kanë pyetur Hamzën për ofertën e re të kryeministrit Kurti se me gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së…

Lajme

06/10/2026 16:50

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi Bekim Sejdiu ka thënë se është tërhequr nga gara për President.

Në lidhje me këtë, Murati ka kritikuar mediat që e kanë pyetur Sejdiun për tërheqjen e nuk e kanë pyetur Hamzën për ofertën e re të kryeministrit Kurti se me gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së që e votojnë Bekim Sejdiun për President, ata i japin votat për Projektligjin mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë!

“Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën. Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: