Rrustem Mustafa: Kosovës i duhet një zgjidhje që na bashkon, jo një situatë që na përçan
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa (Remi ) është deklaruar edhe një herë në lidhje me votimin në lexim të dytë të ligjit për Specialen. Musafa deklaroi se Qeveria duhet ta sjellë pa vonesë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që deputetët të marrin përgjegjësinë dhe të vendosin përmes mekanizmave demokratikë. “Kosova nuk…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa (Remi ) është deklaruar edhe një herë në lidhje me votimin në lexim të dytë të ligjit për Specialen.
Musafa deklaroi se Qeveria duhet ta sjellë pa vonesë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që deputetët të marrin përgjegjësinë dhe të vendosin përmes mekanizmave demokratikë.
“Kosova nuk ka nevojë për tensione të reja që rëndojnë mbi qytetarët, dëmtojnë shoqërinë dhe cenojnë interesin e shtetit.Protesta dhe përplasja nuk duhet të jenë alternativa e parë. Në momente të tilla kërkohet maturi, përgjegjësi dhe respekt për institucionet”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Ai tha se Kosovës i duhet një zgjidhje që na bashkon, jo një situatë që na përçan.
“Të dalim nga kjo gjendje me mençuri, përgjegjësi dhe pa dëmtuar të ardhmen tonë”./Lajmi.net/