Ndërron jetë në QKUK gruaja që dyshohet se u sulmua nga djali në Klinë
Një grua ka ndërruar jetë më 5 tetor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), lidhur me një rast të raportuar më 6 shtator në Klinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar si “Vrasje e rëndë”. “Lidhur me rastin, më 05.10.2026 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të…
Lajme
Një grua ka ndërruar jetë më 5 tetor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), lidhur me një rast të raportuar më 6 shtator në Klinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar si “Vrasje e rëndë”.
“Lidhur me rastin, më 05.10.2026 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë, KALLXO.com ka raportuar, duke iu referuar burimeve brenda Prokurorisë në Pejë, se bëhet fjalë për rastin e 6 shtatorit, kur një person me probleme të shëndetit mendor dyshohet se kishte sulmuar nënën dhe motrën e tij.
Sipas këtij raportimi, nëna e të dyshuarit ka ndërruar jetë dje, më 5 tetor, në QKUK. /Lajmi.net/