Çitaku i bën thirrje Kurtit: Ejani në Kuvend dhe ta votojmë Ligjin për Specialen

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të vijë në Kuvend dhe të votohet në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Specializuara. “Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Edhe njëherë i bëjmë thirrje Albin Kurtit që të vijë në Kuvend dhe…

Lajme

06/10/2026 10:49

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të vijë në Kuvend dhe të votohet në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Specializuara.

“Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Edhe njëherë i bëjmë thirrje Albin Kurtit që të vijë në Kuvend dhe ta votojmë ligjin”, tha Çitaku.

Ajo ka theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe të materializimit të zërit të qytetarëve përmes votimit të ligjit në Kuvend.

“Është shumë e rëndësishme që vendi të ketë stabilitet dhe është shumë e rëndësishme që zëri i qytetarëve të Kosovës, i cili është dëgjuar tash e disa kohë në sheshin e Prishtinës dhe në diasporë, të materializohet me një ligj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Çitaku. /Lajmi.net/