​Fillojnë të mblidhen qytetarët në shesh

Tani kanë nisur të mblidhen qytetarët në sheshet e Prishtinës për të protestuar për miratimin e Projektligjit me ndryshime të Ligjit për Specialen. Protesta është ftuar nga OVL-UÇK, derisa organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka njoftuar për mbajtjen e një proteste popullore sot në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”. Përmes një…

Lajme

06/10/2026 10:39

Tani kanë nisur të mblidhen qytetarët në sheshet e Prishtinës për të protestuar për miratimin e Projektligjit me ndryshime të Ligjit për Specialen.

Protesta është ftuar nga OVL-UÇK, derisa organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka njoftuar për mbajtjen e një proteste popullore sot në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një thirrje në rrjetet sociale, Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kërkesa lidhet me miratimin e Ligjit për UÇK-në.

Sonte, në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.