Tahiri: Na kanë prerë në besë, sot duhet të votohet Ligji për Specialen

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit, duke kërkuar që sot të votohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Tahiri, në një prononcim para mediave në shesh, tha se deputetët kanë kaluar 22 pika të rendit të ditës dhe se nuk e kupton arsyen…

Lajme

06/10/2026 10:16

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit, duke kërkuar që sot të votohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Tahiri, në një prononcim para mediave në shesh, tha se deputetët kanë kaluar 22 pika të rendit të ditës dhe se nuk e kupton arsyen e ndërprerjes së seancës, raporton lajmi.net

“Na ka pre në besë – i kemi kaluar 22 pika dhe me na thanë që nuk ka më seancë. Jam këtu me pa se cila është mënyra, a është kush brenda”, tha Tahiri.

Ai theksoi se sot është dita e fundit për të ndërmarrë veprime lidhur me çështjen e Ligjit për Specialen.

“Sot është dita e fundit. Arsyeja se pse duhet me ndodh votimi, kushdo që ka një tro logjikë, mas pari normal, e dyta që frymon dhe mendon shqip”, u shpreh ai.

Tahiri tha se deputetët presin që ligji të miratohet në mënyrë që, sipas tij, t’u dërgohet një mesazh mbështetjeje personave që ndodhen në një situatë të vështirë.

“I kem katër burra që presim një ligj bre me kalu, një dorë me çu dhe prej aty me ia dhanë një shpresë se qiky vend, qiky pushtet ju rrin mbrapa në një rrethanë shumë të vështirë”, deklaroi Tahiri./Lajmi.net/