Gruda – Vetëvendosjes: Ligjit nuk keni ku t’i ikni, ai do të miratohet

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar LVV-në lidhur me protestën e mbrëmshme në Prishtinë, duke akuzuar Policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve. “Shteti ikën nga përgjegjësia për ta mbështetur dhe mbrojtur UÇK-në në gjyq, ndërsa Policia ushtron dhunë ndaj qytetarëve që protestojnë për miratimin e ligjit. Por ligjit nuk keni ku t’i ikni.…

Lajme

06/10/2026 09:57

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar LVV-në lidhur me protestën e mbrëmshme në Prishtinë, duke akuzuar Policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.

“Shteti ikën nga përgjegjësia për ta mbështetur dhe mbrojtur UÇK-në në gjyq, ndërsa Policia ushtron dhunë ndaj qytetarëve që protestojnë për miratimin e ligjit. Por ligjit nuk keni ku t’i ikni. S’keni rrugë tjetër, ai do të miratohet. Pamë fytyrën e vërtetë të pushtetit të VV-së”, ka shkruar Gruda në Facebook, duke e cilësuar ndërhyrjen policore si “dhunë brutale” ndaj protestuesve.

Ai është shprehur gjithashtu i bindur se ndryshimet në Ligjin për Specialen do të kalojnë në Kuvend të martën.

Sipas Grudës, institucionet nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë për mbështetjen e UÇK-së dhe se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, ligji pritet të miratohet.