Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, Prokuroria urdhëron obduksionin

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 4 tetor, rreth orës 18:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, trupi i…

Lajme

06/10/2026 09:33

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 4 tetor, rreth orës 18:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”. /Lajmi.net/