Protestat e sotme në Prishtinë, Komuna paralajmëron vonesa në transportin publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në kryeqytet. Përmes një njoftimi, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh vonesat e mundshme në transportin publik. “Ju njoftojmë se, për…

Lajme

06/10/2026 09:27

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh vonesat e mundshme në transportin publik.

“Ju njoftojmë se, për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në Kryeqytet”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.