Krime lufte kundër popullatës civile, Policia arreston një të kërkuar në Skënderaj
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur pas një pune hetimore, ndërsa rasti lidhet me periudhën maj-qershor të vitit 1998 në Skënderaj. “Pas një pune hetimore është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim policor për veprën e lartcekur”, thuhet në raportin e Policisë. Policia njofton se me…
Lajme
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur pas një pune hetimore, ndërsa rasti lidhet me periudhën maj-qershor të vitit 1998 në Skënderaj.
“Pas një pune hetimore është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim policor për veprën e lartcekur”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raport. /Lajmi.net/