Shukri Buja kritikon opozitën: Turp për deputetët, historia nuk matet me fjalë, por me qëndrimin kur vjen momenti për të vepruar
Shukri Buja, Ish kryetar i Komunës së Lipjant nga radhët e PDK që ka qenë edhe pjesë e UÇK’së, ka kritikuar deputetët e opozitës për gjendjen aktuale në vend. Me anë të një reagimi në FB-në e tij, Buja thotë se sot “deputetët opozitarë që plot gojën e kanë UÇK-në, nuk patën guxim t’ua mbyllnin…
Lajme
Shukri Buja, Ish kryetar i Komunës së Lipjant nga radhët e PDK që ka qenë edhe pjesë e UÇK’së, ka kritikuar deputetët e opozitës për gjendjen aktuale në vend.
Me anë të një reagimi në FB-në e tij, Buja thotë se sot “deputetët opozitarë që plot gojën e kanë UÇK-në, nuk patën guxim t’ua mbyllnin dyert deputetëve të pozitës që nuk e përkrahën ligjin në leximin e parë, që të mos qëndronin në Kuvend deri në leximin e dytë”.
Reagimi i tij i plotë:
TURP PËR DEPUTETËT E OPOZITËS!
Si po përsëritet historia!
Në vitin 1989, deputetët e Krahinës Socialiste të Kosovës votuan për shuarjen e autonomisë dhe bashkimin me Serbinë, ndërsa arsyetoheshin se ishin të rrethuar me tanke.
E unë atëher bashkë me të rinjtë, isha në protesta, ku përballeshim me armë, gaz lotsjellës dhe dhunë të shfrenuar të milicisë.
Sot, deputetët opozitarë që plot gojën e kanë UÇK-në, nuk patën guxim t’ua mbyllnin dyert deputetëve të pozitës që nuk e përkrahën ligjin në leximin e parë, që të mos qëndronin në Kuvend deri në leximin e dytë.
As dyert nuk ua mbyllën, as ujë nuk u hodhën!
Ndërsa unë sot, bashkë me protestuesit, duke u përpjekur t’i pengonim deputetët të qëndronin në Kuvend për ta votuar ligjin për Dhomat e Specializuara në leximin e dytë, u përballëm me gaz lotsjellës dhe dhunë.
Mos dilni sot të defiloni e të filozofoni, ju deputetë të opozitës, sikur dikur deputetët e Krahinës!
Historia nuk matet me fjalë. Historia matet me qëndrimin kur vjen momenti për të vepruar.