Zjarrfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në zonën pranë Vodiçës

Zjarrfikësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë intervenuar sot në një zjarr të shkaktuar në zonën ndërmjet shiritave transportues dhe fshatit Vodiçë. Sipas KEK-ut, zjarrfikësit janë njoftuar për zjarrin rreth orës 14:45 dhe, me dy automjete zjarrfikëse, kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë atë rreth orës 16:50. Intervenimi i shpejtë ka parandaluar përhapjen e…

Lajme

05/10/2026 23:36

Zjarrfikësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë intervenuar sot në një zjarr të shkaktuar në zonën ndërmjet shiritave transportues dhe fshatit Vodiçë.

Sipas KEK-ut, zjarrfikësit janë njoftuar për zjarrin rreth orës 14:45 dhe, me dy automjete zjarrfikëse, kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë atë rreth orës 16:50.

Intervenimi i shpejtë ka parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave përreth dhe ka mbrojtur komunitetin në afërsi.

Nga zjarri nuk raportohet të ketë pasur dëme materiale.