Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka kritikuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës që iu bashkuan protestuesve jashtë Kuvendit. Duke folur në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se nuk i ka pëlqyer fakti që deputetët e PDK-së kanë dalë nga Kuvendi dhe më pas u janë bashkuar protestuesve. “Mua s’po me pëlqen…
Lajme
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka kritikuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës që iu bashkuan protestuesve jashtë Kuvendit.
Duke folur në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se nuk i ka pëlqyer fakti që deputetët e PDK-së kanë dalë nga Kuvendi dhe më pas u janë bashkuar protestuesve.
“Mua s’po me pëlqen se i pash që dolën deputetët e PDK-së… po të kisha qenë unë në protestë as një deputetë, as të VV-së… masi kanë vazhduar me ta do të kisha vazhduar edhe me të PDK-së dhe me deputetët që del tash ne protestë pa bë marrëveshje mes veti. Kjo s’po me pëlqen… pse me dal këta me protestu, ne po lypim prej krejt deputetëve të njëjtën përgjegjësi… edhe këta të PDKsë u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda”, ka deklaruar Haradinaj.