Tahiri para protestuesve: PDK kërkon vetëm votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, është deklaruar para protestuesve dhe gazetarëve në Prishtinë lidhur me situatën e krijuar pas tensioneve në protestë. Tahiri ka thënë se PDK-ja ka vetëm një kërkesë, që të votohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, është deklaruar para protestuesve dhe gazetarëve në Prishtinë lidhur me situatën e krijuar pas tensioneve në protestë.
Tahiri ka thënë se PDK-ja ka vetëm një kërkesë, që të votohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të marrin pjesë në votimin e projektligjit.
Deklarata e Tahirit vjen në një kohë kur protesta para institucioneve ka shoqëruar zhvillimet në Kuvend dhe kërkesat për miratimin e ligjit. /Lajmi.net/