Rama tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Hamza
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka treguar se çka është biseduar gjatë takimeve mes Albin Kurtit e Bedri Hamza. Rama, i cili ishte pjesë e takimeve mes dy liderëve politikë, tha se Kurti ka tentuar të bëjë pazare me projektligjin për Gjykatën Speciale. “Kanë qenë tri takime. Ne kemi pritur që sot…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka treguar se çka është biseduar gjatë takimeve mes Albin Kurtit e Bedri Hamza.
Rama, i cili ishte pjesë e takimeve mes dy liderëve politikë, tha se Kurti ka tentuar të bëjë pazare me projektligjin për Gjykatën Speciale.
“Kanë qenë tri takime. Ne kemi pritur që sot të kalojë ky ligj. Pas leximit të parë ka pasur një takim dhe diskutimi ka qenë një lloj pazari që e aprovuam në leximin e parë më pas presidentin dhe mandej leximi i dytë”, ka thënë Rama.
Ai ka thënë se për PDK-në është e papranueshme që të bëhen pazare me këtë ligj, të cilin e ka quajtur ligj kombëtar.