Gazetarët po raportojnë nga protesta, AGK iu bën thirrje për kujdes: Keni sigurinë personale prioritet
Për shkak të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje gazetarëve, kameramanëve, reporterëve dhe të gjithë punonjësve medialë që po raportojnë nga protesta të kenë kujdes të shtuar gjatë punës në terren. Ata iu kanë kujtuar se Policia po përdor gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa nga…
Lajme
Për shkak të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje gazetarëve, kameramanëve, reporterëve dhe të gjithë punonjësve medialë që po raportojnë nga protesta të kenë kujdes të shtuar gjatë punës në terren.
Ata iu kanë kujtuar se Policia po përdor gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa nga protestuesit po hidhen mjete piroteknike në drejtim të Policisë, dhe se prania e ekipeve mediale pranë pikave të përplasjes e rrit më shumë rrezikun për sigurinë e tyre.
“AGK u bën thirrje, në radhë të parë, redaksive që t’i pajisin gazetarët dhe punonjësit e tjerë medialë me mjetet e nevojshme mbrojtëse për raportim në situata të tilla dhe të mos i ekspozojnë ata në mënyrë të panevojshme ndaj rrezikut. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë kolegëve në terren që ta kenë sigurinë personale prioritet, të mbajnë distancë nga pikat ku ka përplasje mes protestuesve dhe Policisë dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm ndaj rreziku”, ka shkruar AGK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: